Siguacione

Kompani Sigurimi për Mjetet Motorike në Shqipëri

Nëse po kërkoni një kompani sigurimi për mjetet motorike në Shqipëri, Rira Auto ofron mundësi të ndryshme sigurimi të përshtatura sipas nevojave tuaja. Me një ekip të specializuar dhe përvojë të gjatë në tregun e sigurimeve, ne garantojmë shërbim cilësor dhe menaxhim të optimizuar të risqeve.

Si një kompani sigurimi e njohur dhe e besueshme në treg, Rira Auto kujdeset për t’ju ofruar zgjidhje të personalizuara dhe cilësore për të siguruar automjetet tuaja. Pavarësisht nëse jeni pronar i një automjeti privat, një flote kompanie, apo një biznes me nevojë për mbrojtjen e automjeteve të punës, ne kemi zgjidhje të përshtatura për ju.

Ekipi i specializuar i Rira Auto është i gatshëm të ju ndihmojë në zgjedhjen e sigurimeve të duhura për mjetin tuaj. Duke kombinuar përvojën shumëvjeçare dhe njohuritë e gjerë të tregut, jemi të aftë për të ofruar një shërbim cilësor dhe profesional.

Për të plotësuar nevojat tuaja, Rira Auto ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të sigurimit, duke përfshirë sigurime për avaritë e automjeteve, sigurime kasko, sigurime të detyrueshme të automjeteve (OSCA), dhe shumë të tjera.

Kështu që, duke zgjedhur Rira Auto si partnerin tuaj për sigurimet e automjeteve, ju mund të keni besim të plotë në menaxhimin e risqeve tuaja. Ne jemi të vendosur të ofrojmë një shërbim të kujdesshëm dhe të ndihmojmë klientët tanë të mbrojnë investimet e tyre në mjetet motorike dhe të kenë një qëndrueshmëri financiare në raste të papritura.

Nëse dëshironi një zgjidhje të personalizuar dhe cilësore për sigurimin e mjetit tuaj motorik, mos hezitoni të na kontaktoni. Ekipi ynë pritet me kënaqësi të ju ndihmojë dhe të ju ofrojë këshilla të vlefshme në lidhje me zgjedhjen e sigurimeve të duhura për nevojat tuaja.

Cilat janë planet e sigurimit për mjetet motorike që ne ofrojmë?

Duke filluar nga sigurimi i ndaj palëve të treta brenda dhe jashtë territorit të Shqiperisë e deri te mbulimi i dëmeve si rezultat i përdorimit  të mjeteve motorike me targa te huaja brenda vendit tonë, ne ju ofrojmë alternativat më të mira për sigurim të mjeteve motorike sipas nevojave dhe shqetësimeve tuaja.

Sigurimin e vetë mjetit motorik (kasko)

Ky sigurim mbulon demet qe mund ti shkaktohen automjetit nga rreziqe si :

  •  perplasja aksidentale me nje automjet ose objekt tjeter,
  •  permbysja ose renia e objekteve te tjera mbi mjetin motorik,
  •  djegia ose eksplozioni,
  •  vjedhje e pjeseshme ose totale e mjetit motorik,
  •  thyerja e xhamave,
  •  katastrofat natyrore si;
  •  termeti,
  •  stuhia,
  •  rreshqitja e tokes ose permbytja,
  • debora ose bresheri, si dhe
  • demtimi i mjetit ne parkim nga nje mjet i pa identifikuar.

*PERJASHTIMET NGA MBULIMI NE SIGURIM DHE PERJASHTIMI NGA DEMSHPERBLIMI.
Nuk perfiton nga kjo kontrate sigurimi
a) drejtuesi i mjetit, shkaktar i aksidentit, perfshirë ketu trashegimtaret ligjorë të tij, për dëme pasurore dhe jopasurore shkaktuar nga aksidenti i ketij drejtuesi;
b) pronari, bashkepronari dhe çdo pasagjer, qe ndodhet me vullnetin e vet ne mjetin motorik shkaktar te aksidentit, të drejtuar nga nje drejtues i paautorizuar, kur provohet se pasagjeri ishte në dijeni te këtyre rrethanave;
c) çdo pasagjer, qe ndodhet me vullnetin e vet ne nje mjet te pasıguruar, shkaktar te aksidentit, kur byroja provon se pasagjeri ishte ne dijeni te kesaj rrethane;
d) personi, i cili ka pervetësuar mjetin motorik ne mënyre te kundërligishme dhe eshtë dëmtuar gjate perdorimit te ketij mjeti;
dh) personi i demtuar ne keto raste;
i) per shkak te perdorimit te nje mjeti ne ngjarje sportive ne rruge apo pjese rrugesh, te palejuara per drejtim te mjetit, per arritjen e shpejtësive mesatarisht te larta apo per t’u stervitur per gara;
ii) per shkak te pasojave te energjise berthamore gjate transportit te materialeve radioaktive;
ii) per shkak të veprimeve te luftes, revoltave apo akteve terroriste, me kusht qe shoqeria e sigurimit te provojë se demi eshtë shkaktuar nga ngjarje te tilla;
e) drejtuesi nuk e perdor mjetin në perputhje me qellimin, per te cilin ai eshte i destinuar te perdoret;
ë) drejtuesi nuk ka leje te vlefshme te drejtimit te mjetit motorik, sipas kategorise apo tipit të mjetit, perveç rasteve te perdorimit gjatë měsimeve te drejtimit te mjetit, kur ky drejtohet nga kandidati drejtues, sipas te gjitha rregullave te percaktuara per procesin e mesimit;
h) drejtuesit te mjetit motorik i eshtë konfiskuar leja e drejtimit, i eshte ndaluar te drejtojë tipin dhe kategorine e mjetit apo i eshte ndaluar perdorimi i lejes se drejtimit, te leshuar nga nje shtet tjeter per ne territorin e Republikes se Shqiperise;
i) drejtuesi drejton mjetin motorik nen ndikimin e alkoolit, mbi kufijte e lejuar, nen ndikimin e lendeve narkotike apo psikoaktive;
j) drejtuesi e shkakton dëmin qëllimisht;
k) aksidenti ndodh per shkak te defekteve te ndjeshme teknike te mjetit dhe drejtuesi ka qene ne dijeni tè ketyre rrethanave;